lezhe castle

KALAJA E LEZHES

Kalaja e Lezhës nje Atraktion turistik rreth 5km nga Hotel Antag ngrihet në majë të një kodre me lartësi 186 metra, në lindje të qytetit. Kalaja ka origjinë ilire. Në vitin 1440 ajo iu nënshtrua një rindërtimi nga venedikasit, ndërsa në vitin 1522 pas pushtimit osman u rindërtua edhe nga ana e tyre. Këtu mund të shikohen gjurmë të arkitekturave ilire, romake, bizantine dhe osmane. Objektet më interesante për tu vizituar janë rrënojat e ndërtesave osmane brenda kalasë, xhamia, kulla në murin juglindor me një hark romak dhe kulla ilire në murin jugor. Kalaja e Lezhës është monument kulture. Prej saj shihet një pamje mjaft e bukur e fushës së Lezhës e dy lagunave kune dhe vaine dhe e detit Adriatik.

Qyteti i ndërtuar në kodër ka një pozicion strategjik që kontrollon luginën e Drinit deri në Gjirin e Shën Gjinit në detin Adriatik

Dëshmon për gjurmët e një qytetërimi të lashtë prehistorik qysh në shek.IV p.k. Me pushtimin romak Lezha do të administrohet nën provincën e Prevelitanit.

Në shek. VI e.s. (viti 592) Lezha ishte një qendër episkopale me peshkop Gjonin, Në vitin 1107 ajo ishte nën pronarin Aleks Komneni.

Në 1153 në krye të perandorisë ishte perandor Nonali.

Kisha e Lezhës është e ritit Benediktin që varej direkt nga Papati.

Me krijimin e shtetit të Arbrit në shek.XIII princ Dhimitri më 1208-1215 bëri një marrëveshje për shkëmbime tregtare me republikën e Raguzës.

Më 1393 ra nën sovranitetin e republikës së Venedikut e cila vuri përsëri nën zotërimin e saj pas vdekjes së Skënderbeut më 1468.

Gjatë krijimit të shtetit të Arbrit qyteti I Lezhës ka luajtur një rol të rëndësishëm fetar, jo vetëm si qendër episkopale, por edhe për ngjarjet e kohës.

  • Krijimi për herë të parë të “Urdhërit Françeskan” nga Shën Françesku.

  • Kisha e Shën Kollit e shek.XIV është monument historik me rëndësi.

  • Vendi ku u mblodh Kuvendi I Lezhës 1444 nën udhëheqjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Kalaja e qytetit antik të Lezhës rrethohet nga mure të periudhave të ndryshme që vijojnë nga antikiteti shek.IV p.k me emrin qyteti I lashtë I Lisit.

SKANDERBEG’S MEMORIAL

Mauzoleu i Skenderbeut (Vendvarrimi i Skënderbeutose Kisha-Xhami e Selimies) në Lezhë. Për vlerësimin e katedrales së varrimit të Skënderbeut në të u ngrit përkujtimorja, e cila pati si ide qëndrore përkujdesjen dhe vënien në pah të vlerave historike, nëpërmjet një ndërtimi të ri të trajtuar me anë të një kollonade brenda së cilës ruhen pjesët origjinale të shek.XV-te.

Faza e parë e ndërtimit i takon shek.XIV-të.

Faza e dytë është katedralja e shek. të XV-të.

Faza e tretë katedralja shndërrohet në xhami gjatë shekujve XVII-XVIII-të.

Në punimet e restaurimit të monumentit u nxorrën në pah gjurmët origjinale të shek.XV-të. Në brendësi të monumentit u vendos busti I Skënderbeut si dhe një serë objektesh që evokojnë veprat e heroit. Për të simbolizuar varrin e heroit afër qëndrës së kishës u vendosën kopjet e përmendores dhe shpatës së Skënderbeut sipas origjinaleve që ruhen në Vjenë.

Gjatë punimeve të restaurimit për vlerat e rëndësishme që paraqiste u vendos që monumenti të rikthehej në fazan e dytë të ndërtimit. Ne vitin 1981 përfundoi restaurimi i plotë i kishës.

KALAJA E ROZAFE

KALAJA E ROZAFES

Kështjella e Rozafatit është e ngritur mbi një kodër shkëmbore në hyrje të qytetit të Shkodrës. Mbi faqet e pjerrëta të kodrës ngrihen muret rrethuese të cilat zenë një sipërfaqe rreth 9 ha. Në periudhën e lashtë muret ishin të stilit poligonal, gjurmë të të cilave ruhen edhe sot. Si qendër e fortifikuar ilirepërmendet për herë të parë gjatë sundimit të mbretit Gent dhe historiani Tit Livi e quan “vendi më i fortë i labeatëve”. Kështjella del me emrin Rozafa në periudhën e mesjetës, gjatë së cilës u pushtua herë nga sllavët dhe herë nga bizantinët. Brenda mureve të saj ruhen një sërë mjedisesh si garnizone, depo, një ndërtesë administrative etj..

VARRI I SKEDERBEUT

rozafa castle